Muratori dhe shtëpia që ndërtoi

Një murator shumë i zoti tashmë ishte plakur dhe i ishte afruar pensionimit. Ai i tha punëdhënësit të tij se tashmë donte që ta linte punën e ndërtimit të shtëpive dhe dëshironte të jetonte më shumë afër familjes së vet. Atij do t’i mungonte puna dhe paga, mirëpo kishte nevojë që tashmë të pensionohej.

Punëdhënësit i erdhi keq që punëtori i tij më i mirë donte të ikte tanimë, andaj e pyeti se a do të mundte të ndërtonte vetëm edhe një shtëpi. Muratori u pajtua me propozimin, mirëpo i tha punëdhënësit se ky do të ishte projekti tij i fundit. Meqë e dinte që do të pensionohej, muratori nuk i kushtonte shumë kujdes ndërtimit të shtëpisë. Zemrën nuk e kishte tek puna. Ai punonte shumë thjesht dhe përdorte materiale të dobëta. Kjo qe një gjë jo e mirë për ta përfunduar karrierën e tij.

Kur përfundoi puna, muratori e thirri punëdhënësin dhe ia tregoi shtëpinë. Punëdhënësi ia zgjati disa letra dhe çelësa muratorit duke i thënë: “Kjo shtëpi është e jotja, po ta dhuroj.”

Muratori u shokua! Çfarë turpi! Sikur ta kishte ditur se po e ndërtonte shtëpinë e tij, do ta kishte bërë edhe më të mire se çdo shtëpi tjetër që e kishte ndërtuar deri më tani.

Edhe gjendja jonë, të nderuar vëllezër e motra, mund të krahasohet me këtë murator. Allahu i Madhërishëm na ka sjellur në këtë botë që t’i ndërtojmë shtëpitë tona në Xhennet duke iu nënshtruar Atij. Tani, ne duhet të vendosim se sa mirë dëshirojmë t’i ndërtojmë shtëpitë ku do të jetojmë përgjithmonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *